Ish-ministrja thotë se besimi i saj u bë shkak të shkarkohej nga pozita

Tory Nusrat Ghani tha se besimi i saj u bë një arsye pse ajo u shkarkua nga posti i ministres në vitin 2020.
Sipas Sunday Times, Ghani tha se kur ajo kërkoi një shpjegim, asaj iu tha se “myslimizmi u ngrit si çështje”.
Whip Mark Spencer ka thënë se Ghani po i referohej atij dhe shtoi se pretendimet e saj ishin krejtësisht të rreme dhe ai i konsideroi ato shpifëse.
Ministri i kabinetit, Nadhim Zahawi ka thënë se akuzat duhet të hetohen.
Sekretari i Drejtësisë, Dominic Raab ka thënë se akuzat ishin jashtëzakonisht serioze, por nuk do të kishte një hetim zyrtar nëse Ghani nuk bën një ankesë zyrtare.
Ghani u emërua në një post në Departamentin e Transportit në vitin 2018, por e humbi atë punë në një mini-riorganizim të qeverisë së kryeministrit Boris Johnson në shkurt të vitit 2020.
Të shtunën mbrëma, Spencer e identifikoi veten si personi për të cilin u bënë pretendimet e Tory Nusrat Ghani.
Ai tha se akuzat ishin plotësisht të rreme dhe shpifëse dhe mohoi të përdorte ndonjëherë fjalët me të cilat akuzohej nga Ghani.
Spencer vazhdoi duke thënë se ishte zhgënjyese që në atë kohë ajo kishte refuzuar ta referonte çështjen për një hetim zyrtar të Partisë Konservatore./21Media

Back to top button