111 vjeçari tregon sekretin e të jetuarit gjatë

 

Dexter Kruger, burri më i vjetër në Australi, ka treguar disa sekrete të tij në lidhje me jetëgjatësinë.

Kruger, ka mbushur plot 111 vjet.

Gjatë fjalimit të tij nga dhoma e kujdesit shëndetësor tha, “Truri i pulës. E dini, pula ka kokë dhe brenda saj një tru, është i shijshëm, është vetëm një kafshatë”, duke bërë të ditur se ky është sekreti i tij.

Truri i pulës është më i vogël se një sy zogu.

Pos kësaj, ai thotë se ai ka jetuar kaq gjatë edhe si shkak i jetës së thjeshtë të cilën e ka bërë dhe e ka shijuar shumë.

“Është për shkak se unë i bëj gjërat ndryshe”, shtoi Kruger, i cili është duke shkruar edhe një autobiografi.

Ndërkohë, infermierët që kujdesën për të, bëjnë të ditur se kujtesa e tij është e mahnitshme për moshën që e ka.

Ndërkohë, burri më i vjetër në Australi, ka qenë një 114 vjeçar i cili ka vdekur në vitin 2004./21Media

Back to top button