12 pacientë me Covid-19 me oksigjeno-terapi
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 42 pacientë janë duke marrë trajtim nga Covid-19. Sipas njoftimit, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 pacientë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient; Spitali i Prizrenit,1 pacientë; Spital i Pejës, 3 pacientë; Spitali i Gjakovës, 5 pacientë; Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Në anën tjeter, Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 447.
Vaksinimi kundër COVID-19 kudo në Kosovë tani është pa terminë.
Ministria e Shëndetësisë po u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.