13 mijë e 666 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 
Nga 13 marsi i vitit 2020 kur edhe u shfaqën raste e para pozitive, në Kosovë janë infektuar me COVID 89,507 persona, ndërsa 1,858 prej tyre kanë humbur jetën.
Të shëruar nga koronavirusi janë 73,983 persona në total, prej tyre 665 në 24 orët e fundit.
Raste aktive aktualisht janë 13,666.
Kosova ka nisur këtë javë vaksinimin kundër koronavirusit me vaksinat AstraZeneca. 24 mijë doza të kësaj vaksine kanë arritur të dielën, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./21Media

Back to top button