13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 të hospitalizuar në SHSKUK

13 pacientë me COVID-19 dhe 23 post-Covid janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
ShSKUK se njofton se me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 20 pacientë post-COVID. Në mjekimin Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient me maskë oksigjeni.
Ndërkaq në spitalin e Gjakovës po trajtohen tre pacientë, atë të Pejës pesë pacientë dhe në spitalin e Ferizajt dy pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 322./21Media 

Back to top button