13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19, nga 822 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 454.
Në Kosovë janë 412 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 825 mijë e 708 doza të vaksinës.
Deri më sot 821 mijë e 889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101 mijë e 327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button