Ozil mendon se Benzema meriton ta fitojë Topin e Artë

Mesfushori i Fenerbahçes Mesut Ozil, ishte plot lëvdata për ish-bashkëlojtarin e ti, Karim Benzema pas dyfishimit të tij të fundit në Champions League.
Ozil i ka bërë thirrje sulmuesit të Real Madridit, Benzema që t’ia heqë Topin e Artë Lionel Messit në vitin 2022, ndërsa ai vazhdon të shijojë sezonin e tij më të mirë deri më tani për gjigantët spanjollë.
Benzema shënoi golin e tij të 40-të dhe të 41-të të sezonit teksa Madridi u mund 4-3 nga Manchester City në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Etihad Stadium të martën.
Dyfishi i fundit i 34-vjeçarit ndihmoi të sigurohej që djemtë e Carlo Ancelotti-t të kenë ende një shans të mirë për të arritur në finale përpara ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu dhe Ozil mbeti i mahnitur nga performanca e tij.
Benzema ka 14 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë het-tricket kundër Paris Saint-Germain dhe Chelsea në raundet e mëparshme eliminatore dhe tani është vetëm tre prapa rekordit të të gjitha kohërave të Cristiano Ronaldos prej 17.
Ozil, i cili luajti së bashku me francezin në Santiago Bernabeu midis 2010 dhe 2013, beson se duhet t’i japin Benzemas Topin e Artë përpara yllit të PSG-së dhe fituesit të vitit 2021, Messi.
“Çfarë lojë fantastike. Jepini djalit tim Benzi Topin e Artë”, shkroi mesfushori i Fenerbahçes në Twitter./21Media

Back to top button