13 të vdekur, 190 të shëruar dhe 171 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

 

 

Ditëve të fundit është vërejtur rënie e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë. Sot janë shënuar 171 raste të reja nga 463 mostra të testuara.

Por, numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Në 24 orëshin e fundit kanë vdekur 13 persona nga Covid-19.

Kurse  sot të shëruar ka më shumë se sa të prekur . Në bazë të rezultateve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 190 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988./21Media

Back to top button