13 të vdekur dhe 112 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19 nga 4.196 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Kanë vdekur 13 pacientë, ndërsa janë shëruar 2.179 persona.

Rastet e reja me koronavirus: 30 janë në Shkup dhe 13 në Kumanovë, përderisa në qytetet e tjera është vërejtur numër një shifror i të saposëmurëve. Kështu, në Kërçovë ka tetë raste të reja, në Manastir shtatë, në Radovish gjashtë, në Ohër pesë, në Prilep, Koçan dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Tetovë, Veles, Kavadar, Strumicë, Dellçevë, Provishtip dhe Kratovë nga 3, Shtip dhe Negotinë nga 2 dhe në Gostivar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Vallandovë nga një rast.

Të vdekurit, tre janë nga Shkupi (66,75 dhe 90 vjet), nga dy persona nga Manastiri (85 dhe 89 vjet) dhe Strugë (76 dhe 85 vjet), dhe nga një person nga Kumanova (88 vjet), Tetovë (85 vjet), Ohër (66 vjet), Gostivar (69 vjet), Kavadar (71 vjet) dhe Koçan (55 vjet). Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie, ndërsa shtatë të tjerët në kushte spitali.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 154.636. Numri i pacientëve të të shëruar është 145.606, i të vdekurve 5.197, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.833. Deri më tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 753.923 teste./21Media

Back to top button