33 laboratorë i kanë plotësuar kushtet për t’i realizuar testet Covid-19

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se 123 institucione private kanë aplikuar për licencim për t’i reaziluar testet për Covid-19.

Zemaj tha se deri më tani 37 aplikacione janë shqyrtuar në ministrinë që ai drejton dhe 33 prej tyre i kane plotesuar kushtet, shkruan rtv21.tv

Ai tutje tha se Inspektorati do të bëjë vlerësimin edhe njëherë nëse i plotesojnë kushtet këto institucione private, dhe javën tjetër mund të fillojë testimi në laboratorët e tyre.

31, nga 33 institucione, do të nisin punën për testime serologjike, ndërsa dy të tjerë për mikrobiologjike./21Media

Back to top button