14 pacientë me Covid-19 dhe 30 post-Covid në trajtim mjekësor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 44 pacientë, 14 pacientë me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.
Sipas SHSKUK-së me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë ndërsa, në mjekim intensiv nuk ka.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.
Ndërkaq, edhe IKSHPK-ja po bën thirrje për vaksinim ndaj gripit dhe COVID-19 sepse sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur personat mbi moshën 65 vjet, njerëzit me gjendje të dobët shëndetësore, fëmijët dhe gratë shtatzëna./21Media

Back to top button