Kamberi bën thirrje për veprim: Po na cenohen të drejtat

Sot Serbia ka refuzuar kërkesën e katër ministrave të Republikësë së Kosovës për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi duke thënë se “S’ka moment tjetër për veprim”.
Kamberi përmes një postimi në “Facebook”, duke theksuar asimetrinë e të drejtave mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë ka shtuar se Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
“Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë. Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha: “Right Here, Right NOW””, ka theksuar ai.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka bërë të ditur se atij dhe ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci, të Financave Hekuran Muratit dhe atij të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut iu është refuzuar nga Serbia kërkesa për vizitën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Aliu ka thënë se ky refuzim u bë pa asnjë arsye.
Aliu ka thënë se në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, kanë bërë kërkesë të rregullt më 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës./21Media

Back to top button