Reagon Borrell për vrasjen e trefishtë në Deçan

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Deçan.
Borrel ka shkruar në “Twitter” për sulmin, duke iu referuar Deçanit, si Gjakovë.
“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në BB”, ka shkruar ai.


Mbrëmë rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media 

Back to top button