15 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.604 teste të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me Covid-19, përcjell TV21.
790 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.424 ) janë regjistruar 214 persona të riinfektuar
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.083 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 15 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 4.01.2022 deri 20.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 256.281 raste, prej të cilëve 227.492 janë shëruar, kurse 8.218 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 20.571 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button