15 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, më i riu 34 vjeç

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga 3 mijë e 1 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 543 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Ndërsa 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./21Media

Back to top button