15 vjeçarja kërcënon me thikë bashkëmoshatarën

Një 15-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi ka kërcënuar me thikë shoqen e saj bashkëmoshatare.
“U procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar ende, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Back to top button