15-vjeçarja shtatzënë, drejtësia e pret ‘dhunuesin’ të kthehet në Kosovë
Një vajzë 15-vjeçare ka mbetur shtatzënë si pasojë e dhunimit në Gjilan. Kjo u konfirmua kur e mitura iu nënshtrua një kontrolli gjinekologjik.
Prokuroria Themelore e Gjilanit për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet jashtë Kosovës dhe se po pritet të kthehet që të zbatohen veprimet e tjera procedurale të përcaktuara me ligj.
“Me datë 25.10.2022, nga kontrolli gjinekologjik ka rezultuar shtatëzënë, viktima e moshës 15 vjeçare. Me këtë rast dyshohet se është kryer vepra penale Dhunimi, nga i dyshuari i moshës 20 vjeçare i cili është identifikuar nga zyrtarët policor. Mirëpo pas ndërmarrjeve të veprimeve fillestare të hetimet, ka rezultuar se i njejti gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg dhe se pritet të vijë në Kosovë, në Dhjetor të këtij viti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë./21Media