16 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë treguar se 16 pacientë janë në gjendje të rëndë, 2 janë në respirator dhe 47 të tjerë janë në okisgjenoterapi.

Ndërkaq, nga infektimi me COVID-19 tre pacientë janë shëruar.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

Back to top button