16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 424 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 811.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 320.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 619 mijë e 802 doza të vaksinës.
Deri më sot 763 mijë e 652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button