Guximtari kilian fluturon me kostum me krah tej vullkanit aktiv

 
Ky është vullkani Villarrica në Kil. Ndërkaq ky është guximtari kilian, Sebastian Alvarez.
Ajo që e bën interesant tregimin për të është se Alvarez, i cili njihet për hedhje nga helikopterët me parashuta, fluturoi edhe tej këtij vullkani aktiv.
Ai u hodh në fluturim nga helikopteri, nga një lartësi prej 3.35 km.
36 vjeçari Sebastián Álvarez, i cili filloi karrierën me fluturim për forcat ajrore kiliane, në këtë fluturim bashkëpunoi me guximtarin tjetër, Dani Roman. Kështu, ai fluturoi me kostum me krah, ku u fut përmes avullit të kraterit, gjerësia e të cilit arrin në rreth dyqind metra. Me këtë sfidë, ai u bë personi i parë në botë që fluturoi përmes avullit të një krateri vullkani aktiv.
Ky vullkan quhet “Shtëpia e Djallit”.
Videoja tregon këtë entuziast të sporteve ekstreme duke provuar të kryej misionin e tij, fluturimin brenda dhe jashtë avullit të vullkanit. Ai këtë fluturim e bëri në 100 mila në orë.
Alvarez, pas arritjes së kësaj sfide ka thënë se ky ishte projekti më i komplikuar në të cilin është angazhuar deri më tani. Sipas tij, me rëndësi ishte që të kuptonte se dëshironte të fluturonte tej një vullkani, dhe të provonte të dilte prej tij. Ai ka treguar se vullkani ishte aktiv, dhe nuk ishte nën kontroll.
Álvarez tashmë ka përfunduar një radhë fluturimesh të tilla me kostumin me krah. Ai ka fluturuar përmes kullave binjake Vina del Mar në Kil, është hedhur nga Mont Blanc në Alpe, e disa fluturime të tjera.
Sa i përket Villarrica-s, ai ndodhet në afërsi të vendit turistik Pucon, 740 km në jug të santiagos.
Ky vullkan është njëri prej më aktivëve në Amerikën Jugore. Shpërthimet e tij datojnë prej vitit 1558, ndërkaq prej vitit 2014 ka pasur një seri shpërthimesh.
Në mars të vitit 2015, më shumë se 3000 persona janë evakuuar nga rajoni rreth tij për shkak se vullkani nxirrte lavë dhe hi në një lartësi prej 900 metrash./21Media

Back to top button