16 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga 4 mijë e 562 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1 mijë e 239 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Ndërsa 16 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në spitalet COVID.

Viktimat ishin nga: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 prej tyre në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 52 mijë e 933./21Media

 

 

Back to top button