16 vjeçari shkaktoi aksident trafiku, vdiq një 17 vjeçar dhe u lënduan 4 persona

Një 17 vjeçar ka vdekur dhe 4 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në qytetin Afyonkarahisar të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se aksidenti u shkaktua nga një 16 vjeçar, i cili kishte drejtuar makinën pa patentë të shoferit dhe ishte përplasur me 2 vetura të parkuara.
Personat e lënduar janë të moshës 17 vjeçare.
16 vjeçari është arrestuar pas trajtimit në spital./21Media

Back to top button