“Status quo-ja në Korenë e Veriut është e papranueshme”

Trump tha se Këshilli i Sigurimit duhet të rrisë sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të jetë gati për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve për programet bërthamor dhe testimit të raketave, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një drekë me ambasadorët vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

“Status quo-ja në Korenë e Veriut është e papranueshme dhe Këshilli i sigurimit duhet të jetë gati për të vendosur sanksione shtesë më të ashpra, për programet bërthamore dhe programet e raketave balistike të Koresë së Veriut”, tha Trump, raporton Reuters.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button