Bayerni me ofertë për Sanchezin

Alexis Sanchez kërkohet edhe nga kampionët e Gjermanisë.

Situata e sulmuesit kilian te Arsenali mbetet ende e paqartë dhe kjo ka bërë që shumë klube të shtojnë interesimin për ta transferuar atë.

Së fundmi në garë për Sanchezin është futur edhe Bayern Munich që sipas së përditshmes gjermane Kicker, është i gatshëm të paguajë rreth 35 milionë funte për futbollistin.

Sanchez shihet si një partner ideal i Robert Lewandowskit në vijën e sulmit të ekipit bavarez që synon vitin e ardhshëm të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Sanchez ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe klubi londinez ende nuk ka arritur ta bind lojtarin për ta vazhduar atë.

Back to top button