17 raste të reja me COVID-19
Nga 204 testime, 17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 269.
Në total numri i rasteve aktive është 74./21Media