Tahiri thotë se veteranët do ftohen në takim me komisionin për Buxhet dhe Financa
Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka dalë para veteranëve duke ju thënë se do tentojnë të gjejnë një zgjidhje sa i përket Ligjit për Pagën Minimale.
Ai ka treguar se ka penguar zhvillimet e seancës së Kuvendit.
‘’Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet dhe ta gjejë një zgjidhje që të bëhet pensioni i veteranëve në linjë me pagën minimale. Kjo është një kërkesë dinjitoze e juaja’’, tha ai.
Po ashtu tha se veteranët do ftohen në takim për të gjetur një zgjidhje.
“Deri në 13:00 do ta kemi një pauzë dhe vesojmë qe qeveria do të ju ftojnë në një takim bashkë edhe me komisionin për Buxhet dhe Financa sepse është turp me dalë me protestua”, ka thënë Tahiri.
Kuvendi i Kosovës është në pauzë deri në ora 13:00./21Media