18 kandidatë për drejtor të Doganës së Kosovës

 

 

Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni Bahri Berisha dhe U.d i drejtorit aktual Ibrahim Xhaka.

KosovaPress ka siguruar listën me 18 kandidatët në garë që janë: Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.

Ministria e Financave ka shpallur konkursin për Drejtoj të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

Nga kjo ministri ishte thënë se ky proces do të jetë transparent e profesional.

Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Edhe në Qeverinë Kurti, ish-ministri i Financave Besnik Bislimi kishte hapur konkurs në shkurt të këtij viti për këtë pozitë në Doganë, por ishte pezulluar, pastaj nga ministrja aktuale e Financave Hykmete Bajrami ishte anuluar pasi kishin kaluar afatet ligjore të rekrutimit për shkak të pandemisë Covid-19 (kufizimi i lëvizjes).

Back to top button