18 vjeçarja transformon stallën e kuajve në furrë portative

Një studente e re në lëmin e artit të kuzhinës arriti të bëjë realitet një ide shumë kreative.
Ajo është Alice Kelly, 18 vjeçe nga qyteti Kildare, në Irlandë.
Në këtë moshë të re ia doli të realizojë një ide shumë unike, duke transformuar një stallë të vogël të kuajve në furrë portative.
Kelly për këtë ide u inspirua nga një dyqan kafeneje. Kështu, ajo filloi të analizonte me vete nëse do të mund ta transformonte dhe ajo këtë stallë, të arrinte të realizonte këtë projekt të vogël, dhe ia doli.
Më saktësisht, Kelly për këtë ide u inspirua në vitin 2020, kur pa se pronari i një kafeneje portative, atë e kishte ndërtuar nga stalle e vjetër e kuajve.
Prej atëherë, ajo ka ëndërruar që ta transformonte një të tillë, dhe plani iu realizua. Rinovimi zgjati pesë muaj, dhe në të punoi me shumë mund.
Kelly tani në këtë furrë portative shet ushqime të shijshme. Ajo është shumë e lumtur me realizimin e projektit të saj./21Media

Back to top button