Kos iu bën thirrje politikanëve në Kosovë: Bashkohuni dhe gjeni kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Ajo i ka bërë thirrje akterëve politik në Kosovë për unitet dhe kompromis.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, ka shkruar Kos në X..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99.44 për qind të votave të përpunuara, apo janë numëruar 2.484 nga 2.498 kuti votimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?