Paralajmërohet mundësia për vërshime në Kosovë

Mundësi për vërshime të shpejta në Kosovë ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Ky Institut njofton se reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga 18 nëntor , e që sipas paralajmërimit pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune (19 nëntor) deri të hënën me datë (21 nëntor ) me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.
“ Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button