189 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë numri i rasteve aktive me koronavirus është 189, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e fundit të publikuar, u bë e ditur se nga 206 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 344./21Media
 

Back to top button