19 punëtorë të çerdheve në Pejë infektohen me Covid-19

 

 

19 punëtorë të çerdheve në Komunë e Pejës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa edhe 25 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Kështu ka bërë të ditur për KP, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

Ai përmes telefonit ka treguar se 25 punëtorët e çerdheve që janë në pritje të rezultatit nuk kanë simptoma të virusit dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Janë testuar vetëm mësimdhënësit e çerdheve shtetërore me kërkesë tonë prej tyre 19 punëtorë të çerdheve kanë rezultuar pozitiv dhe 25 anë në pritje mirëpo janë pa simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë”, tha Avdimetaj.

Ai tregoi se Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit në shtator.

Janë bërë gjitha përgatitjet bazuar në udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor që është lëshuar nga MASH, dhe këtu janë respektuar gjitha rregullat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe shpresoj që gjitha shkollat e komunës së Pejës do të përfaqësojnë një nga variantet që janë paraqitur në udhëzues. Qoftë varianti A, B apo në fund të fundit edhe C i cili është i padëshirueshëm por megjithatë nëse paraqitet nevoja duhet të pajtohemi”, tregoi Avdimetaj.

Back to top button