Zaev sot do të dorëzojë në Kuvend propozimin dhe programin e Qeverisë së re

 

 

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në ora 11:00 do të dorëzojë deri tek Kuvendi propozimin dhe programin e Qeverisë së re Të Maqedonisë së Veriut.

Parashtrimi i propozimit dhe programit të kabinetit të ri qeveritar vijon pas tërheqjes së deputetëve të cilët do të jenë ministra të ardhshëm dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj të cilët erdhën në vendet e tyre në dhomën ligjvënëse.

Qeverinë e re do ta kryesojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe do të ketë 19 ministra, në vend të 26 deri më tani.

Zaev e mori mandatin nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski më 13 gusht, pas çka pati afat deri më 2 shtator për dorëzimin e propozimit dhe programin e Qeverisë.

Sipas dispozitave kushtetuese dhe Ligjore, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, Qeverinë e përzgjedh Kuvendi me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm të votave.

Koalicioni qeveritar që e përbëjnë LSDM-ja dhe partitë tjera të koalicionit “Mundemi” BDI dhe PDSH në Kuvend kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve./TV21

Back to top button