19 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 19 raste të reja.
“Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349. Në total numri i rasteve aktive është 434.”, ka informuar MSh.
Siç ka bërë të ditur Msh, në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës.
“Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, ka informuar Msh./21Media
May be an image of text

Back to top button