Punëtorët shëndetësor kërkojnë rritjen e pagave për 50% deri në miratimin e Ligjit për Pagat
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i kanë kërkua Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi rritjen e pagave për 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave si dhe Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave
“Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik, ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: Rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave; Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.
Ata kanë kërkuar intervenim të shpejtë të kryeministrit.
“Kryeministër, pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen, andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret. Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj.”, përfundon komunikata e FSSHK-së./21Media