Sekretari Gjeneral i NATO-s reagon për dhunën në Maqedoni

Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar për sulmet e mbrëmshme në Parlamentin maqedonas

Deklarata nga sekretari gjeneral i Natos rreth dhunës në Parlamentin e Shkupit është si vijon:

“I dënoj rëndë sulmet e djeshme në anëtarët e Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në Parlament. U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë të tregojnë maturi, përmbajtje dhe respekt për procesin demokratik. Dialogu politik është e vetmja mënyrë e arsyeshme dhe e përshtatshme përpara, dhe është në interesin më të mirë të gjithë qytetarëve të këtij shteti.

Shumica e deputetëve të Parlamentit kanë zgjedhur një krye parlamentar të ri. Ky është një hap pozitiv në zgjedhjen e ngërçit politik. Procesi demokratik duhet të respektohet.

Autoritetet kanë një përgjegjësi solemne që të mbështesin ligjin, dhe të garantojnë sigurinë e Parlamentit dhe gjithë anëtarëve të tij në të gjitha kohërat. Aktet e dhunës si ato që pamë mbrëmë nuk duhet lejuar të ndodhin përsëri”./21Media

Back to top button