Sipas Eichhorst, Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë

Sipas Eichhorst, Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Veseli dhe Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, ishin po ashtu pjesë e diskutimit.

Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë./21Media