2.187 të vdekur, mbi 7 mjë e 900 raste aktive me Covid-19

 

2 mijë e 187 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 7 mijë e 983.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona, janë konfirmuar edhe 101 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 421 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983./21Media 

Back to top button