2 mijë e 811 raste aktive me Covid-19

1 min read

Fillimi i vitit 2022 ka sjellë rritje të dukshme të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 811 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 427 raste të reja.

Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot, janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19./21Media