2 viktima dhe 152 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1630 testime të realizuara 152 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-58, Kumanovë-5, Dibër-2, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Manastir-5, Ohër-3, Kavadarc-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-6, Strumicë-14, Koçan-18, Probishtip-1, Berovë-4, Vallandovë-4, Dellçevë-3, Sveti Nikollë-3 dhe Kërçovë-4.

Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 126 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Shkup-32, Kumanovë-17, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-7, Strugë-6, Veles-4, Manastir-1, Ohër-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-15, Strumicë-5, Kriva Pallankë-2, Koçan-7, Probishtip-1, Pehçevë-5, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-1.

Ndërkaq në 24 orët e fundit betejën me virusin korona e kanë humbur dy pacientë./TV21

Back to top button