20 pajisje për kriptovaluta sekuestrohen në veri

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një aktivitet të paligjshëm të kripto-minierave në veri, ku u sekuestruan 20 pajisje.
Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, cila u shpreh se këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike “siç duan të paraqesin disa”.
“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, shkroi Rizvanolli në Twitter.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 174 pajisje të paligjshme, që janë përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok./21Media