Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së

Dje  në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së në Maqedoni ka shpërthyer zjarr në të cilin nuk ka të lënduar

Për shkak të defektit në instalimin elektrik në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së në Maqedoni dje rreth orës 17:00 ka shpërthyer zjarr në të cilin nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale në mënyrë plotësuese do të konfirmohen, njoftoi sot MPB-ja.

Sipas buletinit policor, dje rreth orës 17:00 është denoncuar se në rr.”Orce Nikollov” më saktësisht në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, për shkak të defektit në instalimin elektrik në ndërtesë ka shpërthyer zjarr, i cili ka përfshirë edhe një pjesë të konstruksionit të kulmit.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës zjarrfikëse./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button