Zaev pas takimit me Hojt Je: Xhaferi legjitim dhe legal
Zaev ka thënë se kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë është zgjedhur në mënyrë të ligjshme në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska dhe sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovksi sot u takua me , zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror për çështje të Evropës dhe Euroazisë të Shteteve të Bashkuara, Hojt Brajan Ji, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Xhej Bejlli.
Në takim u theksua mbështetja për proceset demokratike në Maqedoni, të cilat, pas zgjedhjeve të besueshme, vazhduan me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e shumicës parlamentare, ndërsa do të rezultojnë me zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë, shkruan Tv21.tv
“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me përkushtim dhe në periudhën vijuese do të angazhoheni në formimin e qeverisë së re reformatore” tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev./21Media