Kurti thotë se sulmi i djeshëm ndaj policëve ka ardhur nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve në drejtim të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se këto sulme kanë ardhur nga Serbia.
“Për tri ditë me radhë (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Tutje ai  i ka bërë thirrje Serbisë që të distancohet nga sulmet siç i ka quajtur ai terroriste.
“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na pengojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës.”, ka thënë Kurti.


Sot në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes. Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se që nga data 13 prill janë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button