Shkup: 22 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se për 24 orë janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19 nga realizimi i 3 mijë e 197 testimeve.
Nga rastet e reja, 84 janë pacientë që janë sëmurë me koronavirus për të dytën herë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 7 mijë e 170 të shëruar dhe 22 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 26.01.2022 -27.01.2022./TV21

Back to top button