22 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
494 raste të reja janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut nga realizimi i 3 mijë e 425 testimeve, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 474 persona kurse jetën e kanë humbur 12 pacientë.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga “Termini im” janë paraqitur 10 persona të vdekur, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Këto persona kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 07.09.2021 deri në 29.09.2021./21Media

Back to top button