Kaloni te përmbajtja kryesore

22 vjeçari me armë gjuetie në dasmë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë gjuetie, me të cilën një person kishte shtënë në një aheng familjar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 4 gusht 2021, rreth orës 18:30.
Në cilësi të provave materiale, Policia ka sekuestruar edhe dy gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button