23 viktima dhe 760 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 724 testime të realizuara, 760 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 644 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa 23 pacientë e kanë humbur betejën me virusin./TV21

Back to top button