23-vjeçari gjobitet me 150 euro, i tejkaloi tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj

Një 23-vjeçar është gjobitur nga Policia e Kosovës me 150 euro dhe dy pikë negative pasi u kap duke tejkaluar tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 12:58 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e tri automjeteve në vijë të plotë. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, apelon Policia e Kosovës./21Media

Back to top button