O’Connell: Liria e shprehjes dhe shtypit janë thelbësore

Ruairi O’Connell ka thënë se gazetarët luajnë rol të rëndësishëm në informimin e publikut

Në ditën Botërorë të Lirisë së Shtypit, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë.

O’Connell po ashtu ka thënë se gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”, ka thënë ambasadori./21Media

Back to top button